PËR NE

OBJEKTIVAT

Europe House (ish Info Qendra e BE-së) ishte themeluar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me synimin për të tërhequr sektorin e rinisë dhe për të stimuluar inovacionin, hapësira bashkëkohore fton individë, grupe, komunitete dhe organizata me mendime të avancuara të shoqërohen, krijojnë dhe të prezantojnë ide të reja. Në koncept, është dizajnuar për të shërbyer si një vend i takimit për të inkurajuar debate, për të inspiruar bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e segmenteve të ndryshme përfshirë edhe sipërmarrës, shpikës të rinj, krijues…duke promovuar vlerat e BE-së.

Mirë se vini në Europe House – vendi i brezave të rinj.