Be-ja Dhe Maqedonia E Veriut

Relacionet politike

Vendi ishte kombi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) me BE-në, që ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2004. MSA-ja ka për qëllim të liberalizojë tregtinë për 95% të eksporteve në BE.

Komiteti i Përbashkët Parlamentar i BE-së dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisëa ishte themeluar në vitin 2004. Komiteti shqyrton gjitha aspektet e relacioneve mes dy palëve, posaçërisht zbatimin e MSA-së.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2005.

Në shkurt të vitit 2008,BE-ja ka miratuar Partnerin e Aderimitp për vendin, që ka përditësuar marrëveshjen paraprake të Partneritetit Evropian të janarit të vitit 2006.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë marrë udhëtim të lirë pa viza në Zonën e Shengenita në dhjetor të vitit 2009.

Relacionet ekonomike dhe tregtare

BE-ja është partneri kryesor i tregimit të Maqedonisë së Veriut, që përbën rreth 60% të eksporteve të vendit dhe 48% të importeve.

Eksportet e vendit janë të përqendruar vetëm në disa produkte, prej të cilëve më të rëndësishëm janë: Aliazhe ferro-nikel, hekur dhe çelik dhe tekstile.

Importet kryesore janë naftë e papërpunuar, energji elektrike, hekur të shtypur dhe të rrotulluar dhe produkte çeliku dhe automjete.

Mbështetje për biznes

Disa prej programeve dhe iniciativat kryesore të BE-së për të mbështetur rritjen e bizneseve dhe ekonominë më të gjerë janë të hapura për kompanisë që kanë bazën ën Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë:

Dialogu me shoqërinë civile

Organizatat e shoqërisë civile mund të ndihmojë që të shtyhen reformat në vendet kandidate për anëtarësim në BE siç është rasti me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Puna e tyre mund të përcaktojë shpejtësinë dhe cilësinë e përpjekjeve për të bashkuar Komunitetit – dhe të krijojnë mbështetje publike për qasje.

Pjesa më e madhe e përgjegjësisë për përforcimin e rolit dhe ndikimin e organizatave të shoqërisë civile mbetet në vendet individuale. Megjithatë, edhe BE-ja luan një rol të rëndësishëm. Ajo ofron mbështetje financiare për projektet e shoqërisë civile me anë të Instrumentit për Para-Aderim (IPA).

BE-ja gjithashtu mbështet veprimet e shoqërisë civile me anë të:

  • përmirësimit të koordinimit me donatorët, dhe
  • punës për sigurimin e udhëtimit pa viza për qytetarët e vendeve kandidate.

Instrumenti i Shoqërisë Civile

BE-ja ka themeluar Instrumentin e Shoqërisë Civiley në vitin 2008 për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile në Evropën Juglindore.

I themeluar në kuadër të IPA-s, Instrumenti mundëson ndihmë financiare për organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut që të mund të:

  • luajnë një rol më aktiv në proceset politike;
  • zhvillojnë projekte dhe rrjete ndërkufitare;
  • bëhen më të njohur me çështjet e BE-së.

Instrumenti i Shoqërisë Civile gjithashtu përmban:

  • Programin People2Peoplee, që synon përforcimin e rolit të shoqërisë civile në proceset demokratike.
  • Programi Kombëtar IPAe, me të cilën ofrohet mbështetje e mëtutjeshme në fushat si pjesëmarrje në proceset e integrimit në BE, dhe zhvillimi i partneriteteve dhe rrjeteve.

Përveç kësaj, Programi IPA për shumë përfituese është dizajnuar për të përgjigjur nevojave rajonale, përfshirë edhe ato të shoqërisë civile.

Ndihma e BE-së

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të bëhet shtete anëtare e BE-së Për të arritur këtë qelli, BE-ja siguron mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë financiare që vendi të mund të ndërmerr çdo reforma të nevojshme.

Që prej vitit 2007, Instrumenti për Para-Aderim (IPA) ka mundësuar që vendi të përqendrohet në arritjen e ndryshimeve në pesë fushat kryesore:

  • Ndërtimi i institucioneve,
  • Bashkëpunimi ndërkufitar,
  • Zhvillimi rajonal,
  • Burime njerëzore, dhe
  • Zhvillimi rural.

Në periudhën prej viteve 2007-2013, Be-ja ka siguruar për vendin €622 milion euro nëpërmjet programit IPA. (Vendi gjithashtu ka përfituar edhe nga aspekti rajonal i Programit IPA për shumë përfituese.)

IPA II për momentin është duke ofruar ndihmë të ngjashme mes viteve 2014 dhe 2020, me anë të mjeteve të shpërndarë në shumë prej €664.2 milion euro.

Ndihma Teknike dhe Shkëmbimi i Informacioneve (TAIEX)

BE-ja gjithashtu ofron ndihmë me anë të Instrumentit TAIEXt, që ndihmon vendet partnere që të njoftohen, të zbatojnë dhe të vendosin në fuqi ligjet e BE-së.

TAIEX-i financon ndihmë teknike afatshkurtër, këshillim dhe trajnime.

Ndihma TAIEX është e hapur për:

  • nëpunësit civil
  • autoritetet ligjore dhe të zbatimit të ligjit
  • autoritetet e parlamentit/ligjore dhe stafi i tyre
  • asociacionet profesionale dhe komerciale, grupe të punëtorëve dhe punonjësve
  • përkthyes dhe lektorë të teksteve ligjore

Përveç kësaj, Instrumenti për Administratën Lokale të TAIEX (LAF) mbështet seminare për politika kryesore të BE-së të cilët kanë ndikim në nivelin lokal për deputetët dhe zyrtarët e përhershëm të autoriteteve lokale dhe rajonale.