Shtetet Anëtare Të Be-së

Qëllimet

Qëllimet e Bashkimit Evropian janë:

  • promovim i paqes, vlerat e saja dhe mirëqenien e qytetarëve të saj
  • ofrimi i lirisë, sigurisë dhe drejtësisë pa kufij të brendshëm
  • zhvillim i qëndrueshëm i bazuar në rritje të baraspeshuar ekonomike dhe qëndrueshmëri të çmimeve, ekonomi tregu mjaft konkurrues me punësim të plotë dhe përparim social, dhe mbrojtje mjedisore
  • lufta e përjashtimit social dhe diskriminimit
  • promovimi i përparimit shkencor dhe teknologjik
  • Përmirësimi i kohezionit ekomomik, social dhe territorial dhe solidaritetit mes shteteve të BE-së
  • respektim i llojllojshmërisë të pasur kulturore dhe gjuhësore
  • themelim i unionit ekonomik dhe monetar që do të ketë monedhën euro.

Vlerat

Vlerat e BE-së janë të përbashkëta për gjitha vendet e BE-së në një shoqëri në të cilën përfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mos-diskriminimi sundojnë. Këto vlera janë pjesë përbërëse të mënyrës së jetës evropiane:

  • Dinjiteti njerëzor
    Dinjiteti njerëzor nuk mund të shkelet. Dinjiteti duhet të respektohet, mbrohet dhe përbën bazat e vërteta të të drejtave themelore.
  • Liria 
    Liria e lëvizjes jep qytetarëve të drejtën të lëvizin lirshëm brenda BE-së. Liritë individuale siç janë respekti për jetën private, liria e të menduarit, fesë, mbledhjes, shprehjes dhe informacionit janë të mbrojtur nga Karta Evropiane e të Drejtave Themelore.
  • Demokracia
    Funksionimi i BE-së është themeluar mbi demokracinë përfaqësuese. Të qenit qytetar evropian gjithashtu nënkupton gëzimi i të drejtave politike. Secili qytetar i rritur i BE-së ka të drejtë që të qëndrojë si kandidat dhe të votojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Qytetarët e BE-së kanë të drejtë të qëndrojnë si kandidat dhe të votojnë në shtetin e tyre të banimit ose në shtetin e tyre të origjinës.
  • Barazia
    Aspekti i barazisë ka të bëjë me të drejtat e barabarta të gjithë qytetarëve para ligjit. Parimi i barazisë mes grave dhe burrave përforcon gjitha politikat evropiane dhe është bazë e integrimit evropian. Ajo vlen për gjitha fushat. Parimi i pagës së barabartë për punë të barabartë ishte bërë pjesë e Traktatit të Romës në vitin 1957. Ndonëse ka disa pabarazi ende, BE-ja ka bërë përparim të jashtëzakonshëm.
  • Sundimi i të drejtës
    BE-ja është themeluar mbi sundimin e të drejtës. Të gjitha proceset e BE-së janë të themeluar në traktate, vullnetarizëm dhe marrëveshje demokratike mes shteteve të BE-së. Ligji dhe drejtësia mbahen nga jurisprudenca e pavarur. Shtetet e BE-së kanë dhënë juridiksionin e fundit Gjykatës Evropiane për Drejtësi dhe vendimet e këtij gjyqi duhet të respektohen nga të gjithë.
  • Të drejtat e njeriut
    Të drejtat e njeriut janë të mbrojtur nga Karta e të Drejtave të Njeriut të BE-së. Me këtë Kartë janë mbuluar e drejta për të qenë të lirë nga diskriminimi në bazë të gjinisë, origjinës raciale dhe etnike, religjionit ose besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual, e drejta e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale dhe/ose e drejta për të pasur qasje në drejtësi.

Këto qëllime dhe vlera formojnë themelet e BE-së dhe janë shkruar në Traktatin e Lisbonës dhe Kartën e të Drejtave Themelore të BE-sës.

Në vitin 2012, BE-ja ka marrë Çmimin Nobel për Paqee për avancimin e kauzave të paqes, pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.