#54 Arlinda Baftiu invites Vlora Ademi - Europe House

14 Dec

BACK

#54 Arlinda Baftiu invites Vlora Ademi

#54 Arlinda Baftiu invites Vlora Ademi

Në këtë edicion të Podcast bashkë me Vlora Ademin, flasim për utilitarizimin e kohës dhe raportit të fëmijëve me tekonologjinë.

Vlora Ademi është një emër që përfaqëson inovacion dhe fuqi. Me edukim në shkencat kompjuterike dhe menaxhment si dhe një zemër që rreh për të bërë ndryshim, udhëtimi i saj është një dëshmi e fuqisë së vendosmërisë dhe vizionit. Ajo njihet për thyerjen e barrierave, sfidës ndaj normave dhe nxitjen e arsimit cilësor në fushën e STEM-it që do të frymëzojë brezat në vijim.

Pasioni i Vlorës për shkencë, inovacionin, rritje dhe ndryshimet pozitive e çoi atë drejt nismës së saj të fundit – Digitime.  Përmes Digitime, Vlora Ademi vazhdon të bëj lidhjen midis profesionistëve me përvojë dhe mendjeve të reja ambicioze. Përkushtimi i saj për të ushqyer talentin e ri dhe për të nxitur një frymë bashkëpunimi qëndron si një testament për angazhimin e saj të përjetshëm ndaj shkencës, inovacionit dhe rritjes.

Rrugëtimi mbi 20 vjecar i Vlora Ademit në karrierën profesionale pasqyron lidershipin, ekspertizën dhe përkushtimin e saj.  Në nëntor 2018, ajo bashkëthemeloi dhe mori titullin Drejtore Ekzekutive në Digicube NMK – një kompani zvicerane-maqedonase për IT. Në Digicube, Vlora përcjell të gjithë njohuritë e saj në një udhëtim sipërmarrës me një mision të madh; të ndihmoj bizneset dhe komunitetin që të përdorin me sukses tendencat dhe risitë dixhitale.

 

 

Subscribe To our newsletter!