Thirrje e hapur për të gjithë dizajnerët, ilustruesit dhe artistët figurativë të moshës 18 deri 35 vjeç me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe House Shkup - Europe House

10 Nov

BACK

Thirrje e hapur për të gjithë dizajnerët, ilustruesit dhe artistët figurativë të moshës 18 deri 35 vjeç me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe House Shkup

Thirrje e hapur për të gjithë dizajnerët, ilustruesit dhe artistët figurativë të moshës 18 deri 35 vjeç me rastin e ditëlindjes së 3-të të Europe House Shkup

Apoteoza e punës” – mozaiku i famshëm i artistit Lazar Liçenoski e kremton zhvillimin e punës dhe humanizmit. PUNA E NDERSHME GJATË SHEKUJVE KRIJOI KULTURA DHE QYTETËRIME DHE DINJITET TË NJERIUT TË VËRTETË është mesazhi themelor i kësaj vepre, e cila paraqet edhe moton jetësore të Liçenoskit.

Të frymëzuar nga ideja e punës së tij, i ftojmë artistët në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të krijojnë një lloj ekstensioni digjital të muralit të Liçenoskit, “Apoteoza e Punës”, duke përdorur mjete digjitale, që nënkupton:

Detaje për mozaikun “Apoteoza e Punës”.

Kërkesa teknike:

Zgjidhjet kreative që do të përzgjidhen do të jenë pjesë e kalendarit tematik të Europe House për vitin 2023, dhe për këtë do të ketë kompensim financiar. Autorët e përzgjedhur do të promovohen gjithashtu në mediat sociale të Europe House, në ueb portalet dhe platformën e BE-së për kulturë.

Zgjidhjet kreative, të cilat do të arrijnë, do të shqyrtohen nga një komision ekspertësh i formuar për këtë thirrje të hapur, i cili do të përbëhet nga: Zoran Kardulla, ilustrues dhe dizajnues; anëtar i ekipit të Europe House; anëtar i Delegacionit të BE-së.

Europe House e mban të drejtën të zgjedhë se cila nga zgjidhjet e pranuara kreative do të përfaqësoheshin në kalendar, në çfarë forme dhe në cilën pjesë. Europe House e rezervon të drejtën të marrë veprat e përzgjedhura si elemente të veçanta grafike në formën grafike: .ai, që më vonë mund t’i nënshtrohen përshtatjes për të krijuar kalendarin e Europe House për vitin 2023. Europe House gjithashtu e rezervon të drejtën të përdorë veprat/zgjidhjet e përzgjedhura kreative për nevojat e mediave të saj sociale.

Në frymën e gjithë programit të ditëlindjes, të cilin ia kushtojmë figurës dhe veprës së Liçenoskit, synojmë që gjeneratave të reja t’ua bartim trashëgiminë kulturore të Llazar Liçenoskit dhe t’u japim atyre hapësirë ​​për të vazhduar, duke gjetur mënyra të reja dhe duke i përdorur burimet e botës digjitale të cilën e kemi në dispozicion në shoqërinë moderne.

Subscribe To our newsletter!