IDAHOT Day 2022 - Europe House

17 May

BACK

IDAHOT Day 2022

Me rastin e ditës së djeshme Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Rezidenca e BE-së u ndriçua  në mënyrë tematike me ngjyrat e ylberit. Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA-së organizuan një aktivitet për të shënuar#IDAHOBIT2022 përmes një debati në prani të Zonjës së Parë, ambasadorëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut, Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Avancimin e të Drejtave të Personave LGBTI, anëtarëve të komunitetit dhe gazetarëve. U diskutuan përpjekjet për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të LGBTIO + personave, duke përfshirë përmirësimet ligjore dhe rritjen e reagimit nga institucionet shtetërore ndaj rekomandimeve të institucioneve të të drejtave të njeriut dhe komunitetit.

Folësit shprehën shqetësimin për sulmin e fundit ndaj aktivistit Bekim Asani në Tetovë. Si kurrë më parë, është e rëndësishme që personat që qëndrojnë pas sulmit të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos ketë tolerancë ndaj dhunës dhe kërcënimeve ndaj LGBTIO + personave.

Subscribe To our newsletter!