Mentar Mahmudi është ekspert i intelegjencës artificiale. Studimet për inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike i përfundoi në Universitetin Jacobs në Bremen. Interesimi për robotikën e shtyri drejt studimeve të doktaraturës në Universitetin e Kalifornisë, ku për disa vite ka punuar edhe si asistent ligjerues.
Për 4 vite ka punuar si hulumtues i inteligjencës artificiale pranë kompanisë Audi në Gjermani dhe aktualisht punon në kompaninë ndërkombëtare Amazon.
Me qëllimin për t’i ndihmuar studentët në , themeloi fondacionin për arsim Penda, ku ofrohen bursa për studentët dhe mentorim për karrierë.